identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fjalor anglisht - shqip
January 3rd 2014, 12:17 am nga Denisa

» Prezantimee
January 3rd 2014, 12:12 am nga Denisa

» hentai avi download hentai avi megaupload
August 3rd 2011, 6:27 pm nga Vizitor

» Opowiadania erotyczne
August 2nd 2011, 10:23 am nga Vizitor

» областная больница гинекология
August 2nd 2011, 5:59 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
July 31st 2011, 6:25 pm nga Vizitor

» get facebook fans and likes xm
July 30th 2011, 11:13 pm nga Vizitor

» Alle bijzondere dingen in de zaanstreek
July 30th 2011, 9:24 pm nga Vizitor

» kane_b13
January 20th 2010, 1:17 am nga kane

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007

Mesazh  Sara-1 prej October 19th 2008, 11:36 am

Muzika pop rok ka pasur momentet e saj kryesore këtë vit, të cila mund të përmblidhen në tre gjëra: braktisjet e studiove të regjistrimit, grindje publike mes artistëve dhe menaxherëve të tyre, si dhe shkarkime falas në internet.
Industria muzikore ishte nervoze duke parë ecurinë e vitit, por më 10 tetor, u duk se shansi i mbarë u kthye. Radiohead, grupi muzikor britanik i muzikës rok, ofroi albumin e tij të ri me titull "In Rainbows" që të shkarkohej në internet me çfarëdolloj çmimi që dëgjuesi i tij mendonte se vlente. Nëse dikush e donte falas albumin, mund t’a merrte pa paguar gjë. Eksperimenti zgjati dy muaj, pa ndonjë rezultat të qartë.
Ndërsa menaxheri i Radiohead nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për numrin e shitjeve të albumit, këngëtari kryesor i grupit, Thom York thotë se të ardhurat nga shitjet dixitale ishin të konsiderueshme.
Që prej këtij eksperimenti, Radiohead ka firmosur për një album tjetër, kësaj rradhe për t’a hedhur jo vetëm në tregun virtual. Por kjo prirje gjithsesi është e qartë. Muzikantët kanë tani më shumë alternativa – dhe më shumë fuqi- se asnjëherë më parë.
Ndërsa dikur transmetimet në media, dyqanet e prodhimeve muzikore, dhe skenat e koncerteve përbënin treshen komerciale të muzikës rok, Interneti tashmë ka dalë në krye.
Në shtator të vitit 2006 , Colbie Caillat ishte një muzikante që çante si të mundte në tregun muzikor, kur një mik i saj publikoi këngën e saj ”Bubbly” në faqen e internetit My Space. Me 10 milion klikime, Colbie u bë këngëtarja nr. 1 për katër muaj në Internet. Më vonë, kur këndonte me Grupin Universal Music, Colbie do të theksonte se ishin adhuruesit e muzikës së saj, përpara se të bëhej e famshme, që nuk e kishin lejuar kompaninë të ndryshonte muzikën e saj.
Por jo gjithë viti muzikor ka qenë me tone të zymta. Reperi amerikan Konyay West shënoi shitjet më të mira në javën e promovimit të albumit të tij në shtator, duke shitur rreth 957 mijë kopje të albumit të tretë, GRADUATION. Rivali i tj në muzikë, grupi 50 Cent, pati më shumë jehonë në arenën ndërkombëtare, siç tregoi edhe vizita e tij në Kosovë.
Më 16 tetor, Madona e minoi sistemin e vjetër të prodhimeve muzikore duke nënshkruar një kontratë 10 vjeçare me kompaninë Live Nation, kontratë e cila besohet se vlen rreth 120 milion dollarë. Kjo kontratë e quajtur marrëveshje 360, përfshin jo vetëm regjistrimet e këngëve të saj, por dhe turet, koncertet, filmat dhe projektet televizive, prodhimet në DVD, si dhe marrëveshjet për të drejtat muzikore. Kontrata i dha fund marrëdhënies 25 vjeçare të Madonës me Warner Music Group, të cilëve ajo u detyrohet një tjetër album në studio si dhe një koleksion me “Hitet më të mira”.
Madona e mbyll këtë vit si e përzgjedhur për t’u vendosur Në Hollin e Famës së Rock and Rollit. Së bashku me të është edhe artisti i muzikës rok John Mellencamp; poeti dhe muzikanti kanadez Leonard Cohen, grupi britanik Dave Clark Five si dhe instrumentistët e viteve 60 të muzikës rock, The Ventures. Artistët plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në këtë ceremoni pasi kanë kaluar 25 vjet nga hedhja në treg e albumit të tyre.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Hollit të Famës do të organizohet më 10 Mars në New York. E mbyllim panoramën e muzikës rok për vitin 2007 me hitin më të njohur të grupit “The Ventures”, ”Walk, don’t run”, interpretim i vitit 1960, kur gjërat në muzikë ishin shumë më të thjeshta se sa janë sot.
(marrë nga Zëri i Amerikës)
avatar
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 24
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: MUZIKA POP - INDUSTRIA MUZIKORE ISHTE NERVOZE GJATË VITIT 2007

Mesazh  stesi--hot prej December 29th 2008, 3:18 pm

Shocked
avatar
stesi--hot
Anetar i thjeshte
Anetar i thjeshte

Numri i postimeve : 91
Age : 25
Registration date : 29/12/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi