identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fjalor anglisht - shqip
January 3rd 2014, 12:17 am nga Denisa

» Prezantimee
January 3rd 2014, 12:12 am nga Denisa

» hentai avi download hentai avi megaupload
August 3rd 2011, 6:27 pm nga Vizitor

» Opowiadania erotyczne
August 2nd 2011, 10:23 am nga Vizitor

» областная больница гинекология
August 2nd 2011, 5:59 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
July 31st 2011, 6:25 pm nga Vizitor

» get facebook fans and likes xm
July 30th 2011, 11:13 pm nga Vizitor

» Alle bijzondere dingen in de zaanstreek
July 30th 2011, 9:24 pm nga Vizitor

» kane_b13
January 20th 2010, 1:17 am nga kane

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Mesazh  b2r prej October 17th 2008, 3:22 pm

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.

Gjethet më të mëdha i ka një lloj palme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.

Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.

Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.

Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin 1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.

Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.

Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.

Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555.

Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.

Ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.

M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.

Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.

Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.

Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.

Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m.

Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.

Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.

Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.

Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e sëmundjes së zemrës.

Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.

Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës së Tokës.

Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.

Në qoftë se bërtisni gjithmonë për 8 vjet, 7 muaj dhe 6 ditë, do të krijoni aq energji sa mund te ngrohni një filxhan kafe.

Përveç njeriut vetëm derri mund te digjet nga dielli.

Zemra e karkalecit të detit gjendet ne kokën e tij.

Zemra e qenit rreh 40 herë më shumë se sa e njeriut.

Muskuli më i fortë i trupit të njeriut është Gjuha.

Rrotullimi i hënës rreth tokës zgjat 27 ditë.

Golin e parë në kampionatin e parë botëror të futbollit e ka shënuar Meksika.

Hartuesi i ligjeve të para në botë ishte Hamurapi.

Filmi i parë shqiptar ishte “Fëmijët e saj”

Fjala TURIZËM ka ardhur nga vizita e parë e një grupi në histori që u bë ne zonën franceze TOURS.

Që të arrinte të ecte me ecjen krenare dhe sexi, Merilin Monroe kishte sharruar një copë nga taka e njërës këpucë.

Në qoftëse do të humbasë trysnia e kabinës së një aeroplani, pasagjeri mund të mos i humbasë ndjenjat e tij vetëm për 18 sekonda.

Foshnjat ëndërrojnë përpara se të lindin.

Lopët prodhojnë më shumë qumësht kur dëgjojnë muzikë.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.

Gjuha e balenës blu është më e rëndë se sa një elefant mesatar.

Në qoftë se do të hapnim nervat e një njeriu mesatar, atëherë ato do të kishin së bashku një gjatësi prej 40 milje.

Gratë, hapin dhe mbyllin sytë e tyre dyfish ne krahasim me burrat.

25 % e grave në Amerikën jugore, e njohin dashurinë me përdhunim.

Një banor mesatar Baglandez, duhet të mbledhë rreth 70 rroga mujore që të blejë një kompjuter.

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

Peshkaqenët nuk sëmuren.

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,

Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.

1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.

Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

Njeriu më i gjatë është 2.75 cm
Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.

Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000

Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.

Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

-Fluturat shijojne me ane te kembeve.

-Delfinet flene me nje sy hapur.

-Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.

-Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.

-Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.

-Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.

-Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.

-Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.

-Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.

-Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.

-Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote * kryeqytet.

-Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.

-Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.

-Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.

* Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

-Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.

-Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

-Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne * Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.

-Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.

-Vetem mushkonjat femra pickojne.

-Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
96% e sallatorit, eshte uje.

-Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

-Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.

-Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

-Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.

-Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.

-Eshte e pamundur te teshtish pa i mbyllur syte.

Zinxhirët u krijuan në vitin 1913. Atëherë i përdor i përdornin vetëm tek çizmet, tek portofolet dhe tek rrobat e aviatorëve. Përdorimi i tyre në llojet e tjera të rrobave filloi në 1930.
Suksesi ishte shumë i madh. Në ditët tona prodhohen gati 400.000 kilometra zinxhir çdo vit.

Ndoshta keni përshtypjen se brumërat u zbuluan për herë të parë në Itali. Por e keni gabim! Hetuesi i madh Marko Polo, i pa të prodhoheshin në Kinë dhe mori me vete recetën e gatimit të tyre në vitin 1295!

• Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.

• Shpejtësia më e madhe e arritur mga një makinë elektrike është 395.821 km/h nga Patrick Rummerfield (SHBA).

• Më shumë njerëz mësojnë anglisht në kinë sesa e flasin atë në shtetet e bashkuara të amerikës rreth 300 milion.

• Rezultati perfekt I testit shkencor SAT është 1600.Bill Gates në SAT e tij I mori 1590 .Paul Allen, partneri I tij I Microsoft-it shënoi maksimumin e mundshëm 1600.Bill Cosby shënoi më pak se 500 pikë.

• Vetëm në Texas krimineli nëse e paraqet viktimën brenda 24 orëve me shkrim apo me gojë dhe I tregon shkaqet e krimit mund të shpallet I pafajshëm dhe të lihet I lirë.

• Numëri 2 dhe 3 në gjuhën shqipe kanë aq shkronja sa edhe e kanë vlerën.

A e dini se cfare distance pershkron zakonisht nje foshnje duke ecur kemba-dores deri ne moshen 2 vjec ? - 160 km

A e dini nese i gjithe ajri qe nxjerr gjate frymemarrjes do te grumullohej ne tallumbace deri ne moshen 22 vjec do te beheshin …? - 3.5 milion

A e dini sa te gjata do te ishin floket e nje njeriu n.q.s ai nuk do ti priste (dhe nese nuk do ti binin) per 50 vjet ? - 6 metra

A e dini se sa eshte temperatura me e ulet e regjistruar ndonjehere mbi siperfaqen e tokes ? - 89.2° C, ne Antarktide

A e dini sa veze mund te leshoje nje blete mbretereshe Brenda nje dite ? 1200 veze

A e dini se sa here ne minute I rreh krahet bleta ? 11 400 here

A e dini se sa km duhet te fluturoje nje blete per te mbledhur nectar per nje kg mjalte ? 176 000 km
avatar
b2r
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 708
Age : 26
Location : midis femnave hahahaha :P :P
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Mesazh  florida prej October 17th 2008, 3:31 pm

shume interesante tgjitha kto
avatar
florida
Anetar i ri
Anetar i ri

Numri i postimeve : 44
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Mesazh  Sara-1 prej October 17th 2008, 4:29 pm

ehe shum tlezetshme!!
avatar
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 24
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 fakte të çuditshme për Ajnshtajnin

Mesazh  Sara-1 prej October 17th 2008, 5:42 pm



* Dhe ju që mendonit se e njihnit Albert Ajnshtajnin, gjeniun e hutuar të fizikës, i cili na dha teorinë e relativitetit. Në fakt janë dy teori relativiteti, njëra është teoria e veçantë dhe tjetra është teoria e përgjithshme e relativitetit, të dyja vijnë nga mendja e të njëjtit fizikan gjerman. Por, a e dinit se Ajnshtajni ka lindur me një kokë kaq të madhe, sa mamaja e tij mendonte se mos kishte lindur i deformuar? Apo se kishte një fëmijë sekret që para se të martohej? Lexoni më shumë për 10 faktet e fshehta të jetës së gjeniut më të zgjuar në botë.

Ajnshtajni ishte një bebe e shëndoshë me një kokë të madhe

* Kur nëna e Albertit, Paulinë e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqë fundin e kokës e kishte shumë të madhe, familja mendoi mos ishte monstër. Megjithatë, ndërsa javët kalonin, ata e kuptuan se ishte një fëmijë gati normal me të tjerët. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “është i shëndoshë, është i shëndoshë”, kur e ka pritur të lindte. Ndryshe nga përshtypja e parë, Alberti u rrit normalisht, vetëm se ishte pak i ngadaltë.

Ajnshtajni-fëmijë kishte vështirësi në të folur

* Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit. Një historian ka krijuar një barsaletë. Prindërit e tij ishin të shqetësuar se nuk fliste fare. Kur një mbrëmje foli dhe tha “Supa është e nxehtë”, prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: “Sepse gjithçka ishte në rregull”.

Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull

* Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin në shkencë: një busull. Ndërsa qëndronte i shtirë, babai i nxori një busull të thjeshtë xhepi. Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim. Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Ky incident i zakonshëm në shumë “fëmijërira të famshme”, është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij.

Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në universitet

* Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat. Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë.

Ajnshtjni kishte një fëmijë të paligjshëm

* Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë zbuluar diçka të re për gjeniun. Kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Marić, të cilën më vonë e martoi. Në vitin 1902, një vit para martesës, Mileva lindi në familjen e prindërve në Berne një vajzë me emrin Lieserl, të cilën Ajnshtajni kurrë nuk e pa dhe për të cilën nuk dihet gjë. Ajo është pagëzuar dhe jetoi me familjen e Milevës. Më vonë ajo thotë se vdiq nga ethet në shtator 1903. Në korrespondencën e çiftit shkruhet se është dhënë për birësim pasi ka lindur. Në letrën e 19 shtatorit 1903, Lieserl Einstein-Maric përmendet për herë të fundit.

Ajnshtajni u largua nga gruaja e parë, pastaj propozoi një “kontratë” të çuditshme

* Pasi ai dhe Mileva u martuan, patën dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhëtimet nëpër botë kishin çmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe për disa kohë çifti u përpoq të merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi një “kontratë” të çuditshme për të jetuar me Milevën. Kushtet ishin që rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura, që t’i çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, që dhoma dhe studioja të ishin të pastra, përveç tavolinës së punës, që ajo të pushonte së foluri kur ai t’ia kërkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte të huaj çdo grua tjetër.

Ajnshtajni nuk shkonte mirë me djalin e madh

* Pas divorcit, marrëdhënia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lëkund. Hansi fajësonte të atin për ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel dhe paratë, se i dha asaj vetëm interesat dhe jo shumën e madhe të çmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundërshtoi martesën e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “më e madhe dhe e shëmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kërkoi djalit të mos bënin fëmijë, pasi kjo do ta bënte divorcin edhe më të vështirë. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundërshtuar martesën me Milevën. Kur i biri emigroi në Amerikë, ata mbetën të ndarë.

Ajnshtajni ishte i preferuari i grave

* Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevën në vitin 1919 (tradhtia cilësohet si një nga shkaqet), ai u martua me kushërirën, Elsa Lowenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme, Ilse, 18 vjet më e re se ai, por ajo e kundërshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse.

Ajnshtajni, një pacifist lufte, sugjeroi ndërtimin e bombës atomike

* Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po zhvillonte një bombë atomike dhe i sugjeronte Shteteve të Bashkuara të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi Projektin Manhattan për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikan i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.

Truri ka shëtitur në kavanoz për 43 vjet

* Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpi dhe më vonë u pushua nga puna për shkak se refuzoi ta dorëzonte organin. Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën. Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit të tij, që ishte më i madh se normalja, komunikonin më mirë me njëri tjetrin.
avatar
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 24
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

..............

Mesazh  b2r prej October 17th 2008, 5:52 pm

Neutral
avatar
b2r
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 708
Age : 26
Location : midis femnave hahahaha :P :P
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Mesazh  Sara-1 prej October 17th 2008, 5:55 pm

tu duk interesante a?? haha
avatar
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 24
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

..............

Mesazh  b2r prej October 17th 2008, 6:00 pm

hehehe nuk e lexova hic hahahah
avatar
b2r
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 708
Age : 26
Location : midis femnave hahahaha :P :P
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Mesazh  Sara-1 prej October 17th 2008, 6:14 pm

rezart-b2r shkruajti:hehehe nuk e lexova hic hahahah

as un!!!! hahahaha vetem at pjesen e fundit (qe ishte tamam e tmerrshme Shocked )
avatar
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 24
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Mesazh  b2r prej October 19th 2008, 2:12 am

Laughing
avatar
b2r
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 708
Age : 26
Location : midis femnave hahahaha :P :P
Registration date : 17/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://b2r-zerocool.6forum.info

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Mesazh  aLba_16 prej October 23rd 2008, 5:23 pm

hihi edhe un desha me von ato,, shyqyr qe si paskem von se i paske von ti para meje Razz:P
avatar
aLba_16
Shefja...
Shefja...

Numri i postimeve : 207
Age : 25
Location : Barcelona
Registration date : 23/10/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 140 Kuriozitete nga e gjithë bota

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi